Tedi

French (Fr)Deutsch (DE-CH-AT)Italian - ItalyJapanese(JP)Russian (CIS)简体中文(中国)Español(Spanish Formal International)English (United Kingdom)



Biografi pdf Shtyp Email
bio1

Kur në moshen 11 vjeçare Tedi Papavrami vjen në Francë, ai zbulon një vend dhe një kulturë që ishin krejtësisht të huaja për të. Natyra e tij kureshtare, nevoja e përvetësimit të gjuhës frënge për ti dhënë vetes një atdhe të ri, si dhe vetmia e madhe në të cilen gjëndet fillimisht, e shtyjnë të lexojë autorë të ndryshëm, gjithmonë në frëngjisht, : Stendhal, Proust, Flaubert, Dostoïevski, Tchekhov, Kafka… Është pikërisht kjo kureshtje,  që e bën midis të tjerash të veçantë këtë interpretues në botën muzikore. 
Krahas kërkesave të tij intelektuale dhe artistike, ajo i lejon atij kapërcimin e kufinjve midis profesionit të tij kryesor, dhe horizonteve të tjera. Kështu, në mënyrë krejt të natyrshme, në vitin 2000, - pas ndarjes nga jeta të përkthyesit shqiptar Jusuf Vrioni – Tedi Papavrami merr në dorë vazhdimësinë e përkthimit frëngjisht të veprës së Ismail Kadaresë, të cilin e kishte njohur dikur në Shqipëri. Ky kalim në botën letrare ëshë gjithashtu  për të një mjet «për të gjëlluar profesionalisht, për herë të parë, jashtë fushës së violinës».…


bio2 
Jemi në vitet 80. Shqipëria është një vend i vetëshkëputur nga bota. Një fat i pazakontë krijohet me rastin e udhëtimit atje të flautistit francez Alain Marion, për një koncert. Ai pikas virtuozin e vogël dhe e bën të ftohet, me bursë të qeverisë franceze për studime në Paris, ku ai hyn si nxënës i violinistit Pierre Amoyal në Konservatorin e Lartë Kombëtar. Gjatë kësaj kohe, Tedi merr pjesë në emisione televizive të njohura si «Grand Echiquier» dhe në koncerte të ndryshme.

Pasi mbaron studimet në moshën 15-vjeçare, Tedi ndjek vetë zhvillimin dhe përsosjen e tij muzikore e instrumentale. Pak më parë, bashkë me prindërit, ai ndahet nga regjimi komunist i Shqipërisë dhe vendoset në Francë. Për pasojë, masa ndëshkimore të dhunshme  ushtrohen mbi gjithë familiarët e tjerë, që  jetojnë në Shqipëri, deri në rënien e regjimit komunist më 1991. Ndërkohë, Tedi dhe prindërit e tij largohen nga Parisi për të mos rënë në dorë të nëpunësve të Ambasadës së Shqipërisë, që i kërkojnë, dhe  vendosen në rrethinat e Bordosë, falë ndihmës së miqëve të tyre të afërt që banojnë në këtë qytet.


bio4
I shtyrë dhe  nga fitimi i disa konkurseve ndërkombëtare, Tedi ushtron  nga kjo moshë, si solist dhe në muzikë dhome, një karierë koncertisti që rritet vazhdimisht  gjatë viteve që ndjekin. Më 2003, në kuadrin e një emisioni televiziv, ai tërheq vëmendjen e aktores Jeanne Moreau dhe,  me mbështetjen e saj angazhohet si aktor për rolin e violinistit Danceny, përkrah artistëve Catherine Deneuve, Ruppert Everett, Nastassja Kinski etj. në një përshtatje kinematografike të librit “Lidhjet e rrezikshme”, të realizuar nga Josée Dayan. Tashmë prej disa vitesh, ai jeton në Gjenevë, në Zvicër, ku, që nga viti 2008, jep mësim si profesor violine në Konservatorin e Lartë të këtij qyteti





bio3

Ditët e Tedit janë të ndërtuara rreth studimit të violinës, muzikës së dhomës (ai është anëtar i kuartetit Schumann, ansambël me piano), përkthimit, sportit,  përkalimit të dijes së tij muzikore si dhe transkriptimit për violinë solo veprash origjinale për klavinçembalo ose organo (botimet Ries & Erler-Berlin).
Ai i përgjigjej kështu, në një intervistë të marrë më 2010, një pyetje mbi zhvillimin e karrierës së tij :

«Në fakt, ajo që nganjëherë më ka hidhëruar, e kam fjalën për indiferencën relative të botës muzikore për fëmijën mrekulli që nuk isha më, lidhur kjo mbase dhe me banimin në Francë, një vend që rrallëherë ka qenë në muzikë klasike trampolinë e karrierave të mëdha ndërkombëtare, kanë qenë shpëtimtare për zhvillimin tim teknik  e muzikor. Falë saj, pata kohën dhe vetminë e nevojshme për të bërë e ribërë disa herë të gjithë rrugëtimin teknik të shkallëshkallshëm të instrumentit tim, duke ia përshtatur atë aspiratave të mia muzikore dhe personalitetit tim në sajë të disa metamorfozave të thella, që kam mundur t’i ndërtoj në etapa të ndryshme, të shtrira secila mbi 5-10 vjet. Kështu, gjatë jetës sime, m’u dha të përjetoj në mënyrë paradoksale, nganjëherë  njëkohësisht, një zhvillim shumë të parakohshëm krahas një pjekurimi vërtetë  të ngadaltë, që  më lejuan të ndërgjegjësohem për atë që vetëm koha të lejon të përmbushësh.
 
Kemi 109 vizitorë n'linjë
AccueilMbi Tedin /  Biografi
Enregistrement
Site Officiel © 2017. Tedi Papavrami.
LOGO-WICFOND-NOIR

Zephir-2010 © Web Informatique Créative

Enregistrement

*
*
*
*
*

Les champs marqués d'un (*) sont obligatoires.