Tedi

Deutsch (DE-CH-AT)Italian - ItalyJapanese(JP)Russian (CIS)Albanian-AL简体中文(中国)Español(Spanish Formal International)English (United Kingdom)


Rreth Nesh me Tedin PDF Imprimer Envoyer

tedi-intBotuar ne revista “Rreth Nesh”, Chicago

 Mësuam se gjatë tre ditëve, 20-22 të muajit Mars 2009,
violinisti  Tedi Papavrami do luante në koncerte me
orkestrën filarmonike të Floridas, e njohur si Tampa
Philharmonic Orchestra. Gjatë muajit  Mars 2009 kjo
orkestër i dedikoi aktivitetet e saj kompozitorit të
njohur amerikan John Williams, mjaft i njohur për
muzikën e shumë filmave hollivudianë.

 


Biseduam me Tedin dhe kryesisht në lëmin e përkthimit, pasi në fushën e artit të violinës sukseset e tij njihen tashmë dhe janë trajtuar edhe më parë në shtypin shqiptar. Kënaqësinë e bisedës me përkthyesin artist menduam ta ndajmë me lexuesit e revistës Rreth Nesh, si një detyrim ndaj tyre dhe kënaqësie të përbashkët. - (M.A.)

 

M.A.- Kur  kërkon  në internet  krahas Tedit violinist i mirënjohur të çfaqet ndërkohë edhe përkthyesi i shkrimtarit Kadare. Në ç’masë qëndron bota  shpirtërore e artistit violinist te bota shpirtërore e krijuar nga Kadare në romanin që Tedi nis të përkthejë.
T. Papavrami
- Në fakt përkthimi është për mua një aktivitet mjaft i sakët ku më duhet t’i gjej zgjidhje një problemi. Çdo problem e marr me rradhë, ngadalë, por si në shumë raste realizimi i një pune që quhet artistike nuk ngjan e tillë në realizimin e saj.

M.A.- Në ato pak faqe që Tedi kish përkthyer për kënaqësinë e tij fillimisht çfarë ishte ai klik artistik në ato faqe që e bëri Botuesin e Fayardit që t’ju përfshinte si përkthyesin zyrtar të Kadaresë?
T. Papavrami
- Nuk ja kam bërë pyetjen zotit Claude Durand që drejton Botimet Fayard, gjuha frënge dhe supervizimi i teksteve është zanati i tij në të cilin është shumë më njohës se unë.

M.A. - Shpesh bëhet pyetja – Si ka mundësi që, i larguar dhe i shkëputur në moshën 11 vjeç nga ambjenti shoqëror shqiptar Tedi arrin që të njohë aq mirë gjuhën shqipe dhe t’a japë atë aq bukur në një gjuhë tjetër?
T. Papavrami
- Më duket  e vështirë të harrosh gjuhën e parë dhe të vetme që ke patur deri në moshën 11 vjeçare. Sigurisht më mungon fjalor herë pas here por kjo nuk është problem. Tonin,  humorin, dhe ndjenjat më duket normale që ti kuptoj, si çdo shqipëtar. Zotërimi i frëngjishtes mund të kishte qënë një problem më i vështirë, por dashuria për letërsinë të cilën në pjesën më të madhe e kam zbuluar frëngjisht pas moshes 12 vjeçare ka qënë me siguri ndihma më e madhe për të arritur këtë rezultat.

M.A.- Nga këndvështrimi i përkthyesit –  Sa e vështirë është që të japësh në frëngjisht  universin e Kadaresë, a ka të njëjtën zhdërvjelltësi  e ngjyrim shqipja krahasuar me frëngjishten?
T. Papavrami
- Mundësitë e shqipes si gjuhë janë krejt të krahasueshme me frëngjishten, ajo që ndryshon janë referencat historike dhe e kaluara e vendit që çdo gjuhë i mbart më vete. Këto në fakt janë të papërkthyeshme por mund të mundohemi t’i afrohemi. Mund të themi që shqipja ka rrënjë shumë më të afërta me gjuhën popullore ndërkohë që frëngjishtja është përpunuar nga shumë shekuj letersie . Por nga ana gramatike mundësitë janë krejt të barabarta.

M.A. - Sa ndikon emocioni shpirtëror i violinistit  te emocioni i përkthyesit si proces krijues letrar?
T. Papavrami
- Siç e thashë më sipër emocioni personal nuk ka shumë vend në punën që bëj, as si perkthyes as si muzikant. I vetmi emocion që ka rëndësi është ai që përmban vepra që interpretoj, si muzikant ose si përkthyes. Është vetëm çështje përqëndrimi.

M.A. - Kur është ndjerë Tedi përkthyes tepër i kënaqur njësoj sikurse pas një koncerti shumë të suksesshëm?
T. Papavrami
- Kënaqesija është e copëzuar, kur gjej një shprehje ose një fjalë të goditur për të shprehur frëngjisht atë që ka shkruar Ismail Kadareja shqip.

M.A. - Cili roman i Kadaresë deri tani ka qënë më i vështirë për ju si përkthyes për t'u dhënë në frëngjisht?
T. Papavrami
- E kam vështirë t’a them. Pjesët më të vështira janë ato që lidhen me një gjuhe ose me shprehje popullore që në shqip ne i ndiejmë pa patur nevojë të mendohemi.

M.A. - Sa vlerësohet në botën frankofone Tedi përkthyes krahas violinistit të madh? A ka vlerësime të Tedit si përkthyes nga njerëz të letrave? Si e ka përcjellë media franceze këtë fakt?
T. Papavrami
- Janë aktivitete disi të ndarë por në botën e muzikës pas kaq vitesh ka sigurisht lexues që e kanë bërë lidhjen. Për mjaft kohë kujtonin që ishin dy njerëz të ndryshëm me të njëjtin emër. Sa për vlerësimet nuk më përket mua që ti përcjell, mund të them që nuk i ka penguar gjë kritikët që të vlerësojnë si gjithmonë veprat e Kadaresë, çka është kryesorja.

M.A. - Personliteti i artistit i vë vulën e emrit të tij interpretimit të pjesës që luan. Kur u konstatua në ecurinë tuaj si artist krijimi apo sjellja e  asaj që quhet e veçanta individuale në interpretim?
T. Papavrami
- Vështirë të thuhet, duhen dëgjues mjaft të hollë për të përcaktuar gjëra të tilla dhe ata janë të rrallë. Plus që, edhe unë kam ndryshuar gjatë viteve. Njeriu nuk është gjithmonë koshient për atë që e karakterizon dhe të tjerët gjithashtu nuk e kanë shumë të qartë.

M.A. - Ju jeni mjaft i ftuar në Japoni. Është kjo një rutinë e jetës kulturore japoneze që fton artistët me emër europianë apo te Tedi ata shohin më tej rutinës?
T. Papavrami
- Janë bërë disa vite që nuk jam kthyer në Japoni, me pëlqen shumë ky vend por besoj që çdo projekt është i veçantë për ata dhe nuk bëjnë asgjë në mënyrë rutinore, si për mua si për të tjerë.

M.A. - Në ç’raport është brenda Tedit qytetari artist i njohur europian me shqiptarin Tedi?
T. Papavrami
- Ësht diçka që nuk e mendoj dhe nuk e ndaj , jam ky që më ka bërë rastësija dhe puna, me dy gjuhë të rrënjosura thellë, dy kultura të ndryshme dhe mbase një identitet të vetëm : Muzikant.  


 
Nous avons 67 invités en ligne
AccueilPresseInterviews /  Rreth Nesh me Tedin
Enregistrement
Site Officiel © 2017. Tedi Papavrami.
LOGO-WICFOND-NOIR

Zephir-2010 © Web Informatique Créative

Enregistrement

*
*
*
*
*

Les champs marqués d'un (*) sont obligatoires.